KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

“Live me Luizin” së shpejti në Top Channel, publikohet promoja e emisionit të ri

“Live me Luizin” së shpejti në Top Channel, publikohet promoja e emisionit të ri

Siç ishte paralajmëruar më herët, Luiz Ejlli pritet të rikthehet së shpejti në ekranin e Top Channel me një projekt të ri televiziv.

Televizioni ka publikuar spotin promovues të programit të tij të ri, “Live me Luizin”, duke e shoqëruar me mesazhin: “Bëhuni gati…”.

Tashmë është bërë e ditur se emisioni do të transmetohet të premten në mbrëmje. Për konceptin dhe mënyrën se si do të zhvillohet programi, Luizi kishte treguar më herët: “Do të jetë një ‘Prime Night’. Do të transmetohet një herë në javë dhe njerëzit do ta shohin e do të flasin për të çdo ditë”.

Pas publikimit të spotit, reagimet në rrjet kanë qenë të shumta. Ndjekësit dhe personazhe të njohur kanë shprehur entuziazmin e tyre për rikthimin e Luizit në ekran, ndërsa vëmendje mori edhe komenti mbështetës i bashkëshortes së tij, Kiara Tito.

Me spotin tashmë të publikuar, pritshmëritë për nisjen e “Live me Luizin” janë rritur ndjeshëm. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.