KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

LIVE| Irlanda trefishon epërsinë (VIDEO)

LIVE| Irlanda trefishon epërsinë (VIDEO)

Irlanda trefishon epërsinë

Irlanda ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Kosovës.

Goli u shënua me kokë nga Moylan në minutën e 75-të.

LIVE| Irlanda shënon për 2:0, sërish nga pika e bardhë

Irlanda ka fituar një tjetër penalti, pasi atë e ka shkaktuar portieri Aro Muriq.

Për 2:0 ka shënuar nga pika e bardhë, në minutën e 50-të, Troy Parrot.

LIVE| Nis pjesa e dytë, Kosova me një lojtar më pak kërkon rezultat pozitiv

Ka nisur pjesa e dytë jesa e parë e përballjes Irlandë – Kosovë, që po luhet në Dublin.

Në pjesën e parë, rezultati ishte 1:0 për Irlandën pas shënimit nga pika e bardhë

LIVE| Mbyllet pjesa e parë, Kosova në disavantazh (VIDEO)

Është mbyllur pjesa e parë e përballjes Irlandë – Kosovë, që po luhet në Dublin.

Derisa minutat e parë të ndeshjes po shkonin në të mirë të Kosovë, gjithçka mori tatëpjetën kur u ndëshkua me të kuq Kreshnik Hajrizi.

Ndëshkimi ndaj tij erdhi në minutën e 27-të të ndeshjes pasi i njëjti bëri një pritje të topit me dorë, i cili po shkonte në drejtim të portës.

Pas këtij veprimi, ai u largua nga loja dhe për Irlandën u akordua penalti.

Parrot mori përsipër gjuajtjen e kësaj penaltie, të cilën edhe e konvertoi në gol në minutën e 28-të të ndeshjes.

Nga ky moment, Irlanda e mori lojën në dorë, por për fat të mirë të Dardanëve, nuk arritën të shënonin golin e dytë.

Kosova pati dy goditje brenda kornizës, të cilët për fat të keq nuk arritën të shkundin rrjetën kundërshtare.

LIVE| Irlanda merr lojën nën kontroll, rezultati i pandryshuar 1-0 (VIDEO)

Pas daljes së Hajrizit nga loja për shkak të kartonit të kuq, Irlanda ka marrë lojën nën kontroll.

Kur po zhvillohet minuta e 40-të, vendësit po avancojnë 1-0 pas golit të minutës së 28-të nga Troy Parrott.  

Irlanda shënon nga pika e bardhë – 1-0

Irlanda ka shënuar nga pika e bardhë për rezultatin 1-0 në minutën e 28-të.

Penaltia u akordua pas prekjes së topit me dorë nga Kreshnik Hajrizi brenda 16-shit.

Kosova mbetet me një lojtar më pak

Kreshnik Hajrizi është përjashtuar me të kuq, pas pritjes që i bëri me dorë topit që po hynte në portën e Kosovës.

Kosova merr iniciativën, dy raste në pak sekonda

21:05 – Kosova ka pasur dy raste të shpejta në drejtim të portës irlandeze.

Rasti i parë ishte ai i Emërllahut që kaloi shumë pranë shtyllës.

Ndërsa rasti i dytë ishte goditja e Muriqit, që u prit nga portieri irlandez, Caoimhin Kelleher.

Kosova me një iniciativë të lehtë

21:03 – Dardanët patën dy raste për të rrezikuar portën e Irlandës, por në të dyja rastet krosimet ishin të papërshtatshme për sulmin e Kosovës.

20:58 – 10 minutat e para, irlandezët të ashpër

10 minutat e para të ndeshjes Irlandë-Kosovë nuk kanë treguar ndonjë rast të rrezikshëm shënimi.

Megjithatë, janë vendësit ata që po bëjnë lojë më të ashpër.

Deri më tani, irlandezët janë ndëshkuar me një karton të verdhë.

Ndërkaq, një moment i diskutueshëm ishte ai në mesfushë, kur Hajrizi u rrëzua në tokë pas ndërhyrjes së ashpër nga një prej lojtarëve irlandezë.

Megjithatë, gjyqtari nuk e ndëshkoi.

Nis ndeshja Irlandë – Kosovë

Ka nisur ndeshja Irlandë – Kosovë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Ndeshja po transmetohet direkt në Klan Kosova

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.