Sonte mbahet finalja e madhe e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania.
Pas një aventure që zgjati mbi 100 ditë, rrugëtimi i banorëve po shkon drejt fundit, ndërsa në garë për çmimin e madh kanë mbetur vetëm katër finalistë: Mateo, Miri, Rogert dhe Selin.
Njëri prej tyre do të shpallet fitues sonte – por kush do të jetë ai?
Mbrëmja pritet të jetë e mbushur me emocione, të papritura dhe surpriza për banorët finalistë, në një natë që do të vendosë gjithçka.
Telegrafi do t’ju mbajë të informuar minutë pas minute, me zhvillimet kryesore dhe gjithçka që ndodh gjatë finales së sotme LIVE.