KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Lisa Kudrow: U ktheva në punë 10 ditë pas lindjes, ishte një vendim i çmendur

Lisa Kudrow: U ktheva në punë 10 ditë pas lindjes, ishte një vendim i çmendur

Lisa Kudrow ka ndarë një përvojë personale nga fillimet e mëmësisë, duke treguar se ishte rikthyer në punë vetëm 10 ditë pas lindjes së djalit të saj, një vendim që sot e konsideron të nxituar dhe të gabuar.

Në një intervistë, ajo kujtoi se në atë periudhë ishte e angazhuar me filmin “Analyze This”.

Fillimisht i ishte thënë se xhirimet do të nisnin më vonë gjatë verës, por në realitet u detyrua të paraqitej shumë më herët në New York për të realizuar skenat e saj.

Lisa Kudrow

Kudrow tregoi se, edhe pse ndiente se nuk ishte momenti i duhur pasi sapo kishte sjellë në jetë një fëmijë, të gjithë rreth saj – përfshirë agjentin dhe familjarët – e bindën se mund ta përballonte situatën.

Madje, i ishte ofruar edhe ndihmë me kujdesin për foshnjën, duke i thënë se gjithçka do të ishte në rregull.

Megjithatë, duke e parë sot me distancë kohore, ajo e përshkruan atë zgjedhje si ‘të çmendur’ dhe thekson se nuk do ta përsëriste më kurrë një vendim të tillë, duke nënvizuar sa e vështirë ishte të balancoje punën me kujdesin për një të porsalindur.

Në një tjetër zhvillim më të fundit, aktorja u shfaq në tapetin e kuq së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj, i cili tashmë është pjesë e industrisë së aktrimit. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.