KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Lirohet hapësira publike te Kompleksi “Ramiz Sadiku”

Lirohet hapësira publike te Kompleksi “Ramiz Sadiku”

Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka njoftuar se, me vendim të Drejtorisë së Pronës, është realizuar një aksion për lirimin e një hapësire publike te Kompleksi “Ramiz Sadiku”, e cila, sipas komunës, ishte duke u shfrytëzuar pa bazë ligjore si parking privat.

Sipas njoftimit, ky punim është ndërmarrë në kuadër të angazhimeve për mbrojtjen e pronës publike dhe rikthimin e hapësirave publike në funksion të qytetarëve.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Rama tha, se ky veprim është pjesë e aksioneve që do të vazhdojnë edhe në lokacione të tjera, me qëllim të lirimit të hapësirave publike të uzurpuara dhe përdorimit të tyre në interes të përgjithshëm. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.