KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Limani: Pezullohet drejtoresha e “Komunalecit” në Gostivar, këshilli komunal do të mbajë seancë të jashtëzakonshme

Limani: Pezullohet drejtoresha e “Komunalecit” në Gostivar, këshilli komunal do të mbajë seancë të jashtëzakonshme

“Situata aktuale në Gostivar do të shqyrtohet në një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Gostivarit. Shpejt duhet të mblidhet shtabi i krizës, ku duhet të merren vendime për kapërcimin e problemeve me numrin e shtuar të sëmundjeve”, tha Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani.

Në konferencën për shtyp, ai theksoi se drejtoresha e NP “Komunalec”, Artana Asani, është pezulluar së bashku me disa persona të tjerë përgjegjës për furnizimin me ujë të qytetit.

Limani u bëri thirrje institucioneve që në mënyrë objektive të përfundojnë punën e tyre dhe se do të bashkëpunojnë me to derisa të zgjidhet rasti dhe të kapërcehet situata.

Pushteti lokal do të njoftojë numrin e qytetarëve që nuk janë në gjendje të sigurojnë ujë të pijshëm, i cili do të dorëzohet më afër shtëpive të tyre.

Ai shprehu mirënjohje për të gjithë individët që u angazhuan gjatë ditës për të kapërcyer mungesën e ujit të pijshëm.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.