KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Limani: Komuna e Gostivarit do të ndajë 100 kuponë për mamografi falas në kuadër të “Tetorit Rozë”

Limani: Komuna e Gostivarit do të ndajë 100 kuponë për mamografi falas në kuadër të “Tetorit Rozë”

Komuna e Gostivarit do të ndajë 100 kuponë për mamografi falas për gratë dhe vajzat, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, të njohur si “Tetori Rozë”.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, duke theksuar rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe diagnostikimit të hershëm në luftën kundër kësaj sëmundjeje.

“Ndërgjegjësimi dhe diagnostikimi i hershëm janë thelbësorë për mbrojtjen e shëndetit të grave. Edhe këtë vit, Komuna e Gostivarit do të ndajë 100 kuponë për mamografi falas, me qëllim që të mbështesim gratë dhe vajzat dhe të inkurajojmë kontrollet e rregullta parandaluese”, theksoi Limani.

Në kuadër të “Tetorit Rozë”, Komuna e Gostivarit, në bashkëpunim me Shoqatën “Ezra”, organizoi edhe punëtorinë informative me të njëjtin emër, ku gratë dhe vajzat e pranishme patën mundësinë të informohen dhe të bashkëbisedojnë me profesionistë shëndetësorë për kancerin e gjirit, rëndësinë e kontrolleve dhe mundësitë për diagnostikim të hershëm.

Në punëtori morën pjesë dr. Miranda Izairi, specialiste e radiologjisë, dhe dr. Ilir Ismaili, onkolog, të cilët ndanë informacione dhe këshilla për rëndësinë e kujdesit të vazhdueshëm ndaj shëndetit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.