KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Limaj: Serbia e di çfarë ka humbur, por ne shqiptarët ende s’e kemi kuptuar çfarë kemi fituar (VIDEO)

Limaj: Serbia e di çfarë ka humbur, por ne shqiptarët ende s’e kemi kuptuar çfarë kemi fituar (VIDEO)

Një nga ish-eprorët e UÇK-së Fatmir Limaj, ka folur rreth sakrificave që i kanë përjetuar ai dhe bashkëluftëtarët e tij, në çlirimin e vendit.

Limaj në DPT te Fidani foli edhe rreth propagandave që po i bëhen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lirisë dhe shtetësisë së Kosovës.

Ai shtoi se "Serbia e di se çfarë ka humbur, por problemi është që ne shqiptarët ende s'e kemi kuptuar se çfarë kemi fituar".

"Deri sa është kjo propagandë, fatkeqësisht ende ka në mesin tonë njerëz që nuk e kanë të qartë se cili është produkti i luftës çlirimtare. Ata që jetojnë sot, gjejnë një milion, mundohen me i gjetë një milion arsye, vetëm kryesoren nuk e përmendin. Pse jemi të lirë ne sot? Të tillët, t'i japin 100 alternative se pse jemi të lirë, veç se jep alternativën kryesore", theksoi ai në Klan Kosova.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.