Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se kryeministri, Albin Kurti duhet të jap dorëheqje.
Limaj e ka thënë se Kurti duhet të jap dorëheqje pasi ka sjellë një marrëveshje të keqe për Kosovën.
“Në vend që me fol pasojat e vendit, ne flasim për fatin e kryeministrit. Nuk duhet me fol per fatin e tij, ne fund të flasim për pasojat e vendit. Zgjidhja më e mirë ka qenë dorëheqja e kryeministrit. Një kryeministër që ka sjellë një marrëveshje kaq të keqe, duhet të shkoj në shtëpi për gabimet që ka bërë. Ai duhet të marrë pasojat dhe të shkojë në shtëpi. Një njëri me integritet me dashtë vendin e bën këtë punë dhe bëhet i përgjegjshëm para qytetarit.” – ka thënë Limaj në Tëvë1.
Limaj tutje ka thënë se Kurti pa u skuq fare del para popullit dhe thotë se nuk ka negociuar.
“Ky pa u skuq hiq del para popullit thotë jo nuk kam negociuar. Ma kanë qit në tavolinë. Ky duhet të ndihet i poshtëruar.” – ka thënë Limaj ndër të tjera.