KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Limaj kritikon Gjykatën Speciale për vizitën e Krasniqit: Katër ditë ia pështynë në fytyrë shtetit të Kosovës

Limaj kritikon Gjykatën Speciale për vizitën e Krasniqit: Katër ditë ia pështynë në fytyrë shtetit të Kosovës

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar veprimet e Gjykatës Speciale gjatë vizitës katërditore në Kosovë të ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, e cila u realizua për arsye humanitare.

Limaj, në emisionin “Frontal” në T7, ka thënë se mënyra se si u zhvillua kjo vizitë ishte, sipas tij, fyerje për shtetin e Kosovës.

“Ata çdo ditë e kanë pështy në fytyrë shtetin e Kosovës, ato katër ditë”, ka deklaruar Limaj.

Ai ka kritikuar edhe praninë e policëve gjatë vizitës, duke thënë se institucionet e Kosovës është dashur të marrin përgjegjësinë për sigurinë e Krasniqit.

“Së pari, shteti ato ditë është dashtë me u thënë: largohuni atyre policëve. Ne e marrim përsipër sigurinë e një personi në kushtet e gjykatës dhe nuk ka nevojë me u shpërfaq arrogancën e juaj”, ka thënë Limaj. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.