Lili Reinhart ka nisur promovimin e filmit të saj të ri “The Love Hypothesis” me një homazh për komeditë romantike të viteve 2000.
Aktorja 29-vjeçare u shfaq në Brazil me një rikrijim të fustanit të verdhë ikonik të Kate Hudson nga “How To Lose A Guy In 10 Days”, duke bërë edhe një referencë për këngën “You’re So Vain” të Carly Simon, që këndohej në film.
Stilisti Ib Abdel Nasser tregoi se veshja është një kopje e stilit Caché të viteve 2000, ndërsa fustani origjinal ishte krijuar nga Carolina Herrera dhe Karen Patch, shkruan DailyMail.
“Ne donim të fillonim me diçka super ikonike për Brazilin, pasi ata janë disa nga tifozët më të apasionuar dhe të përkushtuar”, tha Nasser.
Kate Hudson ka treguar më herët se nuk e di se ku ndodhet fustani origjinal: “Nuk kam asnjë ide se ku është ai fustan”.
Ndërkohë, së fundmi është raportuar se filmi do të ketë një vazhdim, i cili aktualisht është në fazat e hershme të zhvillimit. /Telegrafi/