KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Lila Moss pozon ‘topless’ në setin provokues fotografik, duke ndjekur hapat e nënës së saj, Kate

Lila Moss pozon ‘topless’ në setin provokues fotografik, duke ndjekur hapat e nënës së saj, Kate

Lila Moss ka tërhequr vëmendjen me setin e saj më të ri fotografik bardh e zi, ku u shfaq ‘topless’ në poza provokuese dhe plot stil.

Modelja 23-vjeçare, vajza e supermodeles legjendare Kate Moss, po vazhdon të ndërtojë me sukses karrierën e saj në botën e modës.

Fotografitë janë realizuar nga dyshja e njohur e fotografëve Luigi Murenu dhe Iango Henzi, shkruan DailyMail.

Në njërën prej tyre, Lila pozon vetëm me geta transparente dhe një xhaketë me thekë, ndërsa në një tjetër mban mbi supe një pallto me print leopardi, duke parë drejt kamerës me një shprehje misterioze.

Vetëm pak javë më parë, Lila foli për marrëdhënien me Kate Moss në një intervistë për British Vogue, ku tregoi detaje nga festa e 50-vjetorit të modeles dhe pranoi me humor se shpesh “vjedh” rroba nga garderoba ikonike e nënës së saj.

Ajo zbuloi gjithashtu se vesi i saj më i madh është përdorimi i TikTok-ut para gjumit, ndërsa tregoi se Kate fsheh pjesët më të vlefshme të arkivit të saj të modës për të mos ia marrë vajza. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.