KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ligji për Specialen, Rrustemi i VV-së: Nuk është mirë të nxitojmë, i kemi dy javë kohë

Ligji për Specialen, Rrustemi i VV-së: Nuk është mirë të nxitojmë, i kemi dy javë kohë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka kërkuar kujdes në procedimin e Ligjit për Specialen, duke theksuar se nuk duhet të nxitohet në këtë proces.

Gjatë diskutimit, Rrustemi tha se është e rëndësishme që të mos përsëriten gabimet e së kaluarës.

Ai theksoi se Kuvendi ka edhe dy javë kohë për të trajtuar këtë çështje dhe se duhet të sigurohet që po ndërmerren veprimet e duhura.

“Nuk është mirë të ngutemi me i përsëritur gabimet, sepse po na kushtojnë shumë. Duhet të sigurohemi se po bëjmë gjënë e duhur. Është me rëndësi të mos ngutemi, kemi dy javë kohë. Të mos bëjmë gabime që na përsëriten, pastaj i biem pishman e na kushtojnë në proces”, ka thënë Rrustemi./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.