Formati i ri i Ligës së Kampionëve po sjell më shumë gola dhe spektakël.
Deri tani janë shënuar 187 gola, me një mesatare prej 4.16 golash për ndeshje, shifra më e lartë në historinë e garës. Për më tepër, deri më tani nuk është regjistruar asnjë barazim pa gola, transmeton Klankosova.tv.
Formati me 36 skuadra, i prezantuar në sezonin 2024/25, u jep ekipeve më shumë mundësi për të sulmuar, pasi 24 prej tyre vazhdojnë garën pas fazës së ligës.
Megjithatë, jo të gjithë mendojnë se më shumë gola nënkuptojnë edhe cilësi më të lartë.
Sipas gazetarit Tom Allnutt, ndeshjet janë bërë më argëtuese, por rëndësia e rezultateve në fazën e hershme të garës mbetet për t’u diskutuar.
Burimi: klankosova.tv ↗

