Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren në Leposaviq dhe në Mitrovicë të Veriut, në zgjedhjet lokale të mbajtura të dielën në veri të Kosovës.
Sipas VV-së, kandidati Lulzim Hetemi ka fituar mbi 70% të votave në Komunen e Leposaviqit. Ndërsa, kandidati Erden Atiq ka fitar mbi 65% të votave në Komunen Veriore të Mitrovicës.
Para gazetarëve është deklaruar Atiq i cili tha se do të jetë kryetar i të gjithëve, pa dallim.
“Kena fitu. Unë si kandidat kam dalur fitues i këtyre zgjedhjeve. I falënderoj të gjithë ata që më kanë votuar dhe ata që nuk më kanë votuar, do të jem kryetar për të gjithë. Na presin punë të mëdha përpara. I ftoj qytetarët që të kenë besim në insitutcionin e komunës me mua në krye”, tha Atiq.