Raportohet se persona të panjohur në derën e veturës së një gruaje kanë lënë një letër shkrimi me përmbajtje kërcënuese.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 05:57, në Leposaviq.
Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti në procedurë hetimore.
“Leposaviq/ 21.09.2026 – 05:57. Është raportuar se persona të panjohur në derën e automjetit të viktimës femër kosovare kanë lënë një letër shkrimi me përmbajtje kërcënuese. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/