KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Lëshohet urdhërarrest për pesë zyrtarë izraelitë

Lëshohet urdhërarrest për pesë zyrtarë izraelitë

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) ka lëshuar urdhërarreste kundër pesë zyrtarëve izraelitë, përfshirë tre politikanë dhe dy pjesëtarë të ushtrisë.

Lajmi vjen ndërkohë që gjykata me seli në Hagë kishte lëshuar tashmë në nëntor 2024 urdhërarreste kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Nga GJNP-ja nuk ka pasur ende ndonjë deklaratë në lidhje me lajmin.

Nëse konfirmohet, kjo do ta çonte në shtatë numrin e zyrtarëve izraelitë që përballen me urdhërarreste nga gjykata.

Ushtria izraelite ka vrarë më shumë se 72.000 persona dhe ka plagosur mbi 172.000 të tjerë gjatë luftës dyvjeçare në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023.

Ushtria vazhdon sulmet pavarësisht një armëpushimi që hyri në fuqi më 10 tetor 2025. /AA/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.