Leonora Jakupi ka reaguar pas shqetësimit të krijuar rreth gjendjes së syrit të saj, për të cilin është diskutuar së fundmi.
Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja ka bërë të ditur se i është nënshtruar një ndërhyrjeje të vogël në kapakun e sipërm të syrit.
Mjeku që realizoi procedurën ka shpjeguar se te Leonora ishte shfaqur një inflamacion në pjesën e sipërme të syrit.
Foto: Instagram
Sipas tij, një gjendje e tillë mund të ndikohet nga prekja me duar, lotimi i syrit apo edhe pagjumësia.
“Te kapaku i sipërm te Leonora ishte një inflamacion, i cili mund të përshpejtohet nga kontakti me dorë, lotimi dhe pagjumësia”, ka deklaruar mjeku.
Foto: Instagram
Ndërkohë, vetë artistja tha se ndërhyrja ka qenë shumë e shkurtër dhe se gjithçka ka kaluar pa probleme.
“Intervenimi ishte shumë i shpejtë”, ka thënë Leonora duke qetësuar kështu ndjekësit lidhur me gjendjen. /Telegrafi/