KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Leonora Jakupi publikon fotografi nga protesta krah Klodian Mihajt

Leonora Jakupi publikon fotografi nga protesta krah Klodian Mihajt

Leonora Jakupi ka publikuar në Instagram një fotografi nga protesta e sotme në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku shfaqet së bashku me ish-banorin e Big Brother VIP Kosova 4, Klodian Mihajn.

Jakupi, e cila ishte opinioniste në edicionin e katërt të këtij formati, është parë sërish në mesin e protestuesve.

Protesta po mbahet në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Foto: Instagram

Më 16 shtator, Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqi me 25 vjet, Kadri Veseli me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet, gjithsej 81 vjet burgim.

Tubimi është organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, ndërsa protestat kundër vendimit kanë vazhduar prej ditësh në Prishtinë.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë qytetare për të shprehur kundërshtimin ndaj aktgjykimit.

Në këtë kontekst, edhe prania e Jakupit është vënë në pah, pasi këngëtarja ka marrë pjesë edhe në protestat e mëparshme dhe ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për ish-krerët e UÇK-së.

– YouTube www.youtube.com

Pak para shpalljes së aktgjykimit, ajo publikoi edhe këngën “Po vjen komandanti”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.