KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Lëkundet Japonia! Një tërmet i fuqishëm godet Paqësorin

Lëkundet Japonia! Një tërmet i fuqishëm godet Paqësorin

Një tërmet me magnitudë 7.0 ka goditur thellë nën Oqeanin Paqësor, pranë ishujve Ogasawara të Japonisë, rreth 1.000 kilometra në jug të Tokios.

Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, tërmeti ndodhi në një thellësi prej rreth 470 kilometrash.

Nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale dhe nuk ekziston rrezik për cunami.

Lëkundjet u ndjenë në pjesë të gjera të Japonisë lindore dhe verilindore.

Japonia ndodhet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik, ku përplasen katër pllaka tektonike. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.