KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Lekaj: Kanë mbetur edhe 7 ditë deri më 28 dhjetor, votoni për AAK-në

Lekaj: Kanë mbetur edhe 7 ditë deri më 28 dhjetor, votoni për AAK-në

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka theksuar se kanë mbetur edhe shtatë ditë deri më 28 dhjetor, në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Lekaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se numri 7 ka një domethënie të veçantë në këto zgjedhje vendimtare për të ardhmen e vendit.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të dielën të dalin në votime dhe të mbështesin Aleancën, duke votuar për numrin 129, si dhe për kryetarin e saj, Ramush Haradinaj, kandidat për Kryeministër të Kosovës.

“7 ditë kanë mbetur deri me datë 28 dhjetor. 7 është numri im në këto zgjedhje shumë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës. Andaj, të dielën, votoni për Aleancën, për numrin 129 dhe për kryetarin Ramush Haradinaj, Kryeministër të Kosovës”, ka shkruar Lekaj. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.