KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Lejleku mashkull ngordh, femra e vetme me të vegjlit – fqinjët ndërhyjnë për ta ushqyer

Lejleku mashkull ngordh, femra e vetme me të vegjlit – fqinjët ndërhyjnë për ta ushqyer

Një histori prekëse është bërë virale në rrjetet sociale, pasi një lejlek femër ka mbetur e vetme me zogjtë e saj pas ngordhjes së lejlekut mashkull.

Sipas raportimeve, mashkulli i çiftit ka ngordhur, duke e lënë femrën të kujdeset e vetme për të vegjlit.

Situata është bërë e vështirë, pasi zogjtë ishin ende shumë të vegjël dhe nuk mund të liheshin pa mbikëqyrje, çka e pengonte nënën të largohej për të kërkuar ushqim.

Në mungesë të ndihmës tjetër, fqinjët e zonës kanë ndërhyrë në mënyrë të pazakontë, duke e ushqyer lejlekun femër nga ballkoni i një ndërtese, përmes një shkopi të gjatë që përdorej për t’i dërguar ushqim.

Pamjet dhe historia kanë tërhequr vëmendje të madhe në internet, duke u përshkruar si një shembull i rrallë i kujdesit dhe solidaritetit njerëzor ndaj kafshëve në vështirësi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.