KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Legjenda e Realit e këshillon Perezin: Mos e merr Mourinhon

Legjenda e Realit e këshillon Perezin: Mos e merr Mourinhon

Legjenda e Real Madridit, Guti Hernandez, i ka thënë presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, që të mos e sjellë Jose Mourinhon në Santiago Bernabeu.

Mediat spanjolle deklarojnë se Guti nuk është shumë i bindur për cilësinë aktuale të trajnerit aktual të Benfica-s.

“Mourinho është një trajner i shkëlqyer, por nuk mendoj se është në kulmin e tij. Me këtë dua të them se ai erdhi nga Fenerbahçe, mori drejtimin e Benfikës në një kohë të keqe dhe mendoj se aktualisht ka më shumë trajnerë që janë në një gjendje më të mirë se Mourinho, të cilin ai do ta nënshkruante”, shpjegoi Guti për Marca.

Këtë vit, Reali kërcënohet me një sezon të dytë radhazi pa fituar trofe, dhe trajneri aktual i Realit, Alvaro Arbeloa, ka të ngjarë të largohet nga klubi.

Si kujtesë, Mourinho ishte te Reali nga viti 2010 deri në vitin 2013, dhe gjatë asaj periudhe ai fitoi vetëm një La Liga dhe një Kupë të Mbretit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.