Ish-futbollisti anglez Steve McManaman pret që Real Madridi ta mposhtë Barcelonën me rezultat 3-1 në El Clásicon e së dielës në Camp Nou.
“Pres që Real Madridi të fitojë 3-1, por kjo ndeshje gjithmonë i sfidon parashikimet”, deklaroi ish-futbollisti madrilen në një intervistë për 365Scores.
McManaman pranoi se mungesa e Vinicius Juniorit është një goditje për madrilenët, duke theksuar se shpejtësia dhe aftësia e brazilianit në duelet një kundër një janë të vështira për t’u zëvendësuar.
Ai foli edhe për garën për Topin e Artë, duke zgjedhur Kylian Mbappen para Lamine Yamalit.
“Mbappe mund të bëjë diferencën në ndeshjet më të rëndësishme dhe ka përvojën për ta përballuar presionin”, përfundoi anglezi. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

