KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Legjenda e Man Utd i kërkon Mainoos që të largohet nga klubi në janar

Legjenda e Man Utd i kërkon Mainoos që të largohet nga klubi në janar

Ish-ylli i Manchester United, Paul Ince, i ka bërë thirrje Kobbie Mainoo të largohet nga ‘Old Trafford’ në janar dhe ka paralajmëruar se 20-vjeçari rrezikon të mbetet jashtë skuadrës së Anglisë për Kupën e Botës 2026 nëse vazhdon të mbetet në stol.

Produkt i akademisë së Carrington, ai dikur konsiderohej një nga talentet më premtues të United, por ka pësuar një rënie të pashpjegueshme në renditje nën drejtimin e trajnerit të ri, Ruben Amorim.

Pas 15 ndeshjesh të Ligës Premier këtë sezon, Mainoo nuk ka qenë titullar asnjëherë dhe ka grumbulluar vetëm 183 minuta lojë.

Kontrasti me sezonin e tij shpërthyes 2024, në të cilin la përshtypje si me klubin ashtu edhe me kombëtaren, nuk mund të ishte më i madh.

Mungesa e përfshirjes e ka lënë gjithnjë e më të zhgënjyer, me burime të brendshme që zbulojnë se ai është “thellësisht i frustruar” nga ngurrimi i Amorimit për ta aktivizuar.

Duke folur për Covers.com, Ince theksoi se Mainoo duhet tani të marrë në konsideratë një lëvizje ku mund të jetë titullar i rregullt, për t’i dhënë Thomas Tuchel mundësinë ta vëzhgojë para se të zgjedhë listën finale të Anglisë për Kupën e Botës.

“Po të isha në vendin e Mainoo, do të kërkoja të ndryshoja klub në janar. Kupa e Botës do të ishte prioriteti im absolut, dhe largimi nga Manchester United, përfundimisht ose në huazim, duket të jetë opsioni më i mirë për të siguruar një vend në skuadrën e Anglisë”.

“Kur Mainoo doli për herë të parë në skenë, të gjithë flisnin me superlativa për të; ai po luante mirë për Manchester United dhe po merrte minuta edhe me Anglinë”.

“Por që atëherë, diçka ka ndodhur, dhe nuk e di nëse ka të bëjë me lojtarin apo me trajnerin, Ruben Amorim”.

“Ndoshta ngritja e tij ndodhi shumë shpejt, por çfarëdo qoftë arsyeja, rrugëtimi nuk ka qenë i lehtë për të”, ka deklaruar Ince./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.