LeBron James e nisi aventurën te Philadelphia 76ers me fitore ndaj kampionëve të New York Knicks, 106:100, në natën hapëse të sezonit të ri në NBA. Ylli 41-vjeçar shënoi 14 pikë dhe regjistroi shtatë asistime në ndeshjen e tij të parë me skuadrën e re, ndërsa Tyrese Maxey ishte më i dalluari me 28 pikë.
Fitore në ndeshjen hapëse shënoi edhe Detroit Pistons, që mposhti Boston Celtics me rezultat 121:113. Paul George debutoi me 38 pikë për Bostonin, por kjo nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.
Ndërkohë, kampioni Oklahoma City Thunder triumfoi ndaj San Antonio Spurs me shifrat 116:104, falë 32 pikëve të Shai Gilgeous-Alexander./Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

