KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

LDM: I bëjmë thirrje Qeverisë të mos i nënshtrohet presionit, shantazhit dhe kërkesave radikale

LDM: I bëjmë thirrje Qeverisë të mos i nënshtrohet presionit, shantazhit dhe kërkesave radikale

Lidhja Demokratike e Maqedonisë dënon me forcë protestat e djeshme dhe përpjekjet për abuzim politik të çështjes së përdorimit të gjuhës shqipe në sistemin gjyqësor.

“Veçanërisht shqetësuese është fakti që në protesta ishin të pranishëm edhe qytetarë nga vendet fqinje, Kosova dhe Shqipëria, gjë që përfaqëson një përpjekje të papranueshme për të ushtruar ndikim të jashtëm në çështjet e brendshme politike dhe institucionale të Republikës së Maqedonisë. Është e qartë se pas këtyre aktiviteteve qëndron axhenda politike e BDI-së, e cila, pasi humbi pushtetin, po përpiqet të destabilizojë shtetin dhe të sigurojë pikë politike përmes retorikës nacionaliste, tensioneve etnike dhe krizave artificiale”, thonë nga LD.

Lidhja Demokratike vlerëson se e drejta e përdorimit të gjuhës shqipe duhet të garantohet dhe respektohet në përputhje me Kushtetutën, Marrëveshjen Kornizë të Ohrit dhe ligjet, por në të njëjtën kohë, duhet të ruhet sistemi i vetëm, funksional dhe efikas gjyqësor që funksionon në gjuhën maqedonase si gjuhë zyrtare e shtetit.

Është e papranueshme që gjyqësori të bëhet fushë për konfrontime politike dhe etnike ose për krijimin e sistemeve paralele që do të shkelnin sigurinë juridike dhe unitetin e institucioneve. I bëjmë thirrje Qeverisë të mos i nënshtrohet presionit, shantazhit dhe kërkesave radikale, por të gjejë një zgjidhje evropiane dhe të qëndrueshme përmes dialogut dhe debatit të ekspertëve./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.