KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

LDK në Podujevë nominon Agim Veliun kandidat për deputet, reagon Abdixhiku

LDK në Podujevë nominon Agim Veliun kandidat për deputet, reagon Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vendimit të degës së LDK-së në Podujevë e cila ka propozuar Agim Veliun si kandidat për deputet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit 2026.

Abdixhiku ka thënë se nominimi i Veliut është dëgjim i vullnetit të anëtarësisë dhe një hap i mbarë në ndërtimin e bashkimit të madh për të cilin jemi angazhuar të gjithë.

“LDK-ja gjithmonë ka ditur të bëhet më e fortë atëherë kur ka ditur të bëhet bashkë. Dhe ky është mesazhi më i mirë që mund t’u japim sot qytetarëve tanë; se mbi çdo dallim, mbi çdo pakënaqësi e mbi çdo periudhë të kaluar, qëndron shtëpia jonë e përbashkët politike, Lidhja Demokratike; dhe përgjegjësia jonë ndaj Republikës”- ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka falendëruar degën e Podujevës për “unitetin, pjekurinë dhe përgjegjësinë e treguar në këtë moment të madh bashkimi për Lidhjen Demokratike të Kosovës”.

Dega e LDK-së në Podujevë e ka propozuar edhe Agim Veliun si kandidat për deputet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit 2026.

Përveç Veliut, dega e LDK-së në Podujevë ka propozuar edhe Ekrem Hysenin, Arjeta Salihu Abazin, Alisa Jetullahun dhe Zaim Thaçin.

Në zgjedhjet e kaluara me 28.12.2025, ish-ministri dhe ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, u la jashtë listës së kandidatëve për deputetë.

Ai kishte reaguar duke e quajtur një veprim të padrejtë dhe të motivuar nga interesa të ngushta brenda partisë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.