KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Lavrov me deklaratë qesharake: Evropa po zhvillon luftë kundër Rusisë, ne po mbrohemi

Lavrov me deklaratë qesharake: Evropa po zhvillon luftë kundër Rusisë, ne po mbrohemi

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka deklaruar se vendet evropiane po zhvillojnë luftë kundër Rusisë, duke furnizuar Ukrainën me armë.

“Kjo është lufta që Evropa po zhvillon kundër nesh”, tha Lavrov në margjinat e forumit Valdai në Moskë.

Lavrov hodhi poshtë gjithashtu akuzat se sulmet ruse ndaj anijeve të mallrave që transportojnë armë perëndimore për Ukrainën përbëjnë një “luftë hibride të fshehtë”.

Ai e përshkroi përdorimin e forcës nga Rusia në Ukrainë si vetëmbrojtje, duke pretenduar se qëllimi është eliminimi i kërcënimeve ndaj Rusisë.

“Nëse e keni fjalën për shkatërrimin e infrastrukturës që, me mbështetjen e Perëndimit, regjimi nazist e përdor për luftë kundër Federatës Ruse, atëherë ne po e shtypim me forcë këtë kërcënim të drejtpërdrejtë”, deklaroi Lavrov.

Rusia e ka justifikuar vazhdimisht pushtimin e Ukrainës duke e paraqitur atë si një masë për mbrojtjen e sigurisë së saj, ndërsa Ukraina dhe vendet perëndimore e konsiderojnë pushtimin një agresion rus. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.