KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Lautaro ende jashtë fushave, por u dërgon mesazh tifozëve të Interit: “Më mungoni jashtëzakonisht shumë”

Lautaro ende jashtë fushave, por u dërgon mesazh tifozëve të Interit: “Më mungoni jashtëzakonisht shumë”

Lautaro Martinez vazhdon të jetë jashtë fushave për shkak të një problemi muskulor, por nuk i harron tifozët e Interit.

Sulmuesi argjentinas u lëndua në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Club Brugge, ku shënoi dy gola, para se të pësonte një dëmtim në muskujt përkulës të kofshës së majtë.

Trajneri Cristian Chivu ka bërë të ditur se kapiteni nuk pritet të jetë në dispozicion para përfundimit të pushimit të ardhshëm të kombëtareve.

Kështu, Interi do të duhet të bëjë pa njërin prej lojtarëve më të rëndësishëm, përfshirë edhe derbin ndaj Milanit më 31 tetor.

Ndërkohë, Lautaro ka zgjedhur rrjetet sociale për t’iu drejtuar tifozëve.

Ai publikoi një fotografi të vetën nga fusha e lojës, të shoqëruar me një mesazh të shkurtër, por domethënës:

“Më mungoni jashtëzakonisht shumë!”

Një mesazh që tregon dëshirën e kapitenit për t’u rikthyer sa më shpejt te skuadra dhe për të luajtur sërish para tifozëve zikaltër. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.