TË FUNDIT

    35 milionë euro dëmi fillestar, Ramiz Kelmendi: Kam stabilitet, asnjë pagesë nuk do vonohet

    March 25, 2023

    ​Osmani: S’mund të ketë paqe e stabilitet pa drejtësi për krimet që i bëri Serbia

    March 25, 2023

    Joseph: Deklarata e Hill për bombardimet e pamençur, por me kohën do të kuptohet gjesti i tij

    March 25, 2023
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Latifi: 8 marsi është ditë e mirë për biznesin, pastaj kthehemi në “normalitetin” e 364 ditëve të tjera
    Lajme

    Latifi: 8 marsi është ditë e mirë për biznesin, pastaj kthehemi në “normalitetin” e 364 ditëve të tjera

    By A.JMarch 8, 2023
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email





    Profesori dhe analisit, Blerim Latifi në Ditën e Gruas ka shkruar se tetë marsi është ditë e mirë për biznesin, pastaj kthehemi të patriarkalizmi i rrënjosur thellë në mendjet e zemrat e burrave.

    Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Latifi ka shkruar se në këtë ditë feste fitojnë shitësit e luleve, marketet e çokollatave, parfumeritë, argjentaritë, e të tjera.

    “8 Marsi është ditë e mirë për biznesin. Sidomos për biznesin e vogël. Shitësit e luleve fitojnë më shumë para në këtë ditë, se në çdo ditë tjetër të vitit. Edhe marketet e çokollatave. Edhe parfumeritë dhe argjentaritë. Edhe dyqanet e rrobave. Edhe restorantet mund të kenë bilanc ditor më të mirë se ditëve tjera. Llafazanët e politikës në këtë ditë nuk e lëshojnë rastin për t’u dukur sa më perëndimorë dhe për të shitur moral mbi barazinë gjinore në portale, studio televizive e tryeza institucionale.” – ka shkruar ai.

    Por pas kësaj, Latfii thotë se kthehemi në “normalitetin” e ditëve të tjera të vitit.

    “Për pasojë gratë vazhdojnë të jetojnë më diskriminimin gjinor në çdo hap që hedhin. Vazhdojnë të jenë viktimat kryesore të dhunës në familje dhe të gjuhës së egër të turmave digjitale në rrjetet sociale. Vazhdojnë të paguhen më pak se burrat për punët e njëjta dhe në gjykata të mos e marrin drejtësinë e njëjtë me burrat. E të tjera, e të tjera. Pra, thënë me pak fjalë, vazhdojnë të jenë qytetare të rendit të dytë. Kështu kalojnë ditët, deri në 8 Marsin e radhës, pra deri në shfaqjen e radhës të hipokrizisë mashkullore.” – ka thënë ai tutje.

    Shkrimi i plotë:

    8 Marsi është ditë e mirë për biznesin. Sidomos për biznesin e vogël. Shitësit e luleve fitojnë më shumë para në këtë ditë, se në çdo ditë tjetër të vitit. Edhe marketet e çokollatave. Edhe parfumeritë dhe argjentaritë. Edhe dyqanet e rrobave. Edhe restorantet mund të kenë bilanc ditor më të mirë se ditëve tjera. Llafazanët e politikës në këtë ditë nuk e lëshojnë rastin për t’u dukur sa më perëndimorë dhe për të shitur moral mbi barazinë gjinore në portale, studio televizive e tryeza institucionale. Pastaj, me të kaluar kjo ditë, gjërat rikthehen menjëherë në “normalitetin” e 364 ditëve të tjera të vitit, ligjin e të cilave e bën patriarkalizmi i rrënjosur thellë në mendjet dhe zemrat e burrave që nga koha e largët e mesjetës. Për pasojë gratë vazhdojnë të jetojnë më diskriminimin gjinor në çdo hap që hedhin. Vazhdojnë të jenë viktimat kryesore të dhunës në familje dhe të gjuhës së egër të turmave digjitale në rrjetet sociale. Vazhdojnë të paguhen më pak se burrat për punët e njëjta dhe në gjykata të mos e marrin drejtësinë e njëjtë me burrat. E të tjera, e të tjera. Pra, thënë me pak fjalë, vazhdojnë të jenë qytetare të rendit të dytë. Kështu kalojnë ditët, deri në 8 Marsin e radhës, pra deri në shfaqjen e radhës të hipokrizisë mashkullore.





    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    35 milionë euro dëmi fillestar, Ramiz Kelmendi: Kam stabilitet, asnjë pagesë nuk do vonohet

    March 25, 2023

    ​Osmani: S’mund të ketë paqe e stabilitet pa drejtësi për krimet që i bëri Serbia

    March 25, 2023

    Joseph: Deklarata e Hill për bombardimet e pamençur, por me kohën do të kuptohet gjesti i tij

    March 25, 2023

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    35 milionë euro dëmi fillestar, Ramiz Kelmendi: Kam stabilitet, asnjë pagesë nuk do vonohet

    By A.JMarch 25, 20230

    Dëmi fillestar nga zjarri i sotëm i cili filloi rreth orëve të mëngjesit në qendrën…

    ​Osmani: S’mund të ketë paqe e stabilitet pa drejtësi për krimet që i bëri Serbia

    March 25, 2023

    Joseph: Deklarata e Hill për bombardimet e pamençur, por me kohën do të kuptohet gjesti i tij

    March 25, 2023

    Kica-Xhelili: Vendimi për rrëzimin e Qeverisë Hoti dikur ishte i mirë për Haxhiun, tani s’qenka i mirë

    March 25, 2023

    TË TJERA

    Kiara bën gati valixhet, Luizi shpërthen në lot – VIDEO

    March 25, 2023

    Xhuli dhe Bruno vizitojnë Fadil Nurën në Skenderaj

    March 25, 2023

    E pafat Flaka Loxha, mposhtet nga xhudistja serbe

    March 24, 2023

    Pas fitores së Stresit në BBVK, Vedati jep lajmin e madh me një ‘thumb’

    March 24, 2023
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    35 milionë euro dëmi fillestar, Ramiz Kelmendi: Kam stabilitet, asnjë pagesë nuk do vonohet

    March 25, 2023

    ​Osmani: S’mund të ketë paqe e stabilitet pa drejtësi për krimet që i bëri Serbia

    March 25, 2023

    Joseph: Deklarata e Hill për bombardimet e pamençur, por me kohën do të kuptohet gjesti i tij

    March 25, 2023
    © 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.