KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Latifi: 400 fëmijë në çerdhet e Rahovecit do të kenë sigurim shëndetësor

Latifi: 400 fëmijë në çerdhet e Rahovecit do të kenë sigurim shëndetësor

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë të ditur se ka filluar zbatimi i një prej premtimeve të tij për sigurimin shëndetësor të fëmijëve që vijojnë edukimin në çerdhet e Komunës së Rahovecit.

Përmes një postimi në Facebook, Latifi ka njoftuar se rreth 400 fëmijë do të pajisen me policë të sigurimit shëndetësor.

“400 fëmijë që marrin edukimin në çerdhet e Komunës së Rahovecit do të kenë të garantuar policën e sigurimit shëndetësor”, ka shkruar Latifi.

Sipas tij, kjo masë synon të ofrojë më shumë siguri për fëmijët dhe qetësi për prindërit, duke u krijuar familjeve mundësi shtesë për shërbime mjekësore në rast nevoje.

“Një masë konkrete që sjell më shumë siguri për fëmijët dhe më shumë qetësi për prindërit, duke u krijuar familjeve mundësi shtesë për shërbime mjekësore në rast nevoje”, ka deklaruar ai.

Latifi ka njoftuar gjithashtu se së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Muhamet Morina, dhe drejtoreshën e çerdhes “Tulipanët”, Brikena Osa, ka inauguruar renovimin e plotë të kësaj çerdheje në Rahovec.

“Sot inauguruam edhe renovimin e plotë të çerdhes ‘Tulipanët’ në Rahovec, duke vazhduar investimet në hapësirat ku fëmijët tanë rriten dhe edukohen”, ka shkruar kryetari i Rahovecit.

Ai ka thënë se investimet në sigurinë dhe kushtet e fëmijëve janë pjesë e standardit që synon të ndërtojë Komuna e Rahovecit.

“Fëmijëria kërkon kujdes të veçantë, ndërsa prindërit meritojnë sigurinë se fëmijët e tyre janë të mbrojtur. Ky është standardi që po ndërtojmë në Rahovec: më shumë kujdes, më shumë siguri dhe më shumë investime për fëmijët tanë”, ka përfunduar Latifi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.