KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Largohen sasi të mëdha mbeturinash nga rruga “Lidhja e Pejës” në Prishtinë

Largohen sasi të mëdha mbeturinash nga rruga “Lidhja e Pejës” në Prishtinë

Drejtoria e Mirëqenies Sociale ka njoftuar se ekipet e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”, në bashkëpunim me institucionet komunale kanë zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës një aksion për pastrimin e një hapësire në rrugën “Lidhja e Pejës”, ku ishin grumbulluar sasi të konsiderueshme mbeturinash dhe gjësendesh të ndryshme.

Sipas njoftimit, aksioni është zhvilluar në orët e vona të natës, ndërsa nga lokacioni janë larguar mbeturina, orendi dhe materiale të tjera të grumbulluara.

Autoritetet bëjnë të ditur se personi që dyshohet se i kishte grumbulluar këto materiale është identifikuar, ndërsa institucionet kompetente kanë ndërmarrë veprimet përkatëse.

Me rastin janë duke u marrë Policia e Kosovës, Qendra për Punë Sociale dhe ekipet e shëndetit mendor, të cilat po trajtojnë rastin në përputhje me kompetencat e tyre.

Në fund të njoftimit, është shprehur mirënjohje për punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi” për reagimin e shpejtë dhe angazhimin në mirëmbajtjen e pastërtisë së hapësirave publike. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.