KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Lapaj, i ulur në karrige para Kryeministrisë: Do të protestoj i vetëm, natë e ditë, kundër Edi Ramës

Lapaj, i ulur në karrige para Kryeministrisë: Do të protestoj i vetëm, natë e ditë, kundër Edi Ramës

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se ka nisur i vetëm një protestë kundër Edi Ramës, pasi ai po sulmon Gjykatën Kushtetuese.

Teksa është shfaqur në një video të shpërndarë në rrjetet sociale i ulur në një karrige para Kryeministrisë, Lapaj tha se pas 3 vitesh protesta në shesh për rritjen e çmimeve, sonte do të qëndrojë aty, ndërsa të martën do të dorëzojë kërkesën për protestën në polici.

Lapaj i ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen nismës së tij, ndërsa u shpreh i vendosur se nuk do të lëvizë prej andej për ditë me radhë, shkruan A2 CNN.

“Do thoni ju cfarë bën në këtë orë tek kryeministria. Kisha 3 vjet që nuk kisha zbritur në shesh për të protestuar. Sot është 8 dhjetori, dita kur nisi lëvizja studentore që rrëzoi komunizmin dhe kam pritur gjithë ditën të ketë reagime, protestë, inat në gjithçka po ndodh.

Por në fakt nuk ka ndodhur asgjë nga këto. Sot kam ardhur këtu 3 vite pasi protestoja dikur për çmimet, të nis një protestë tjetër, përballë Edi Ramës i cili duhet të dorëhiqet. I cili ka nisur sulm ndaj drejtësisë dhe në datë 12 Kushtetuesja duhet të shprehet.

Unë sot duhet të nis një protestë këtu, si qytetar, është simbolikë kjo nisje i vetëm dhe do të jem këtu, ditë e natë pa ndalim, jo duke ikur në shtëpi, duke ngrënë dreka e darka. Dhe uroj që këtu të ketë qindra e mijëra qytetarë në ditët në vazhdim. Fundja ky është fati im, të jem një protestues i përjetshëm”, tha mes të tjerash Lapaj.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.