KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

LAMM: Vazhdon bllokimi i qarkullimit të transportuesve të mallrave në pikat kufitare të RMV-së

LAMM: Vazhdon bllokimi i qarkullimit të transportuesve të mallrave në pikat kufitare të RMV-së

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se edhe sot për shkak të protestës së transportuesve të mallrave është bllokuar qarkullimi në disa pika kufitare të vendit. Ndalesa vlen vetëm për qarkullimin e transportuesve të mallrave.

Nga atje thonë se trafiku në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë me lagështi.

Për shkak të dendësisë së mjegullave është ulur dukshmëria në disa rrugë të vendit.

“Është ulur dukshmëria deri në 50m në rrugën Kumanovë – Kriva Pallankë, deri në 100m në rrugët Dellçevë – Kamenicë e Re dhe Katllanovë – Veles dhe nga 100 – 150m në rrugët Gradsko – Negotinë dhe Negotinë – Demir Kapi”, thonë nga LAMM.

Nga atje thonë se trafiku jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.