KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Lamine Yamal, specialist i golave nga distanca te Barcelona

Lamine Yamal, specialist i golave nga distanca te Barcelona

Lamine Yamal po vazhdon të jetë një nga armët kryesore të Barcelonës, ndërsa statistikat e fundit tregojnë një tjetër dimension të rëndësisë së tij në skuadrën e Hansi Flickut.

Sipas “AS”, Barcelona ka shënuar tetë herë nga jashtë zonës që nga fillimi i sezonit dhe plot katër prej këtyre realizimeve janë vepër e talentit spanjoll.

Yamali ka realizuar tri herë në kampionat dhe një herë në Ligën e Kampionëve me goditje nga distanca, duke përbërë gjysmën e golave të skuadrës në këtë kategori.

Ky element është bërë gjithnjë e më i rëndësishëm për Barcelonën, sidomos në ndeshjet kur kundërshtarët mbyllin hapësirat dhe vështirësojnë kombinimet në zonën e rreptësisë.

Statistikat historike tregojnë se Barcelona kishte shënuar 15 gola nga distanca në La Liga sezonin e kaluar dhe 16 në edicionin 2024/25. Tashmë, me Yamalin në këtë formë, goditjet nga larg janë rikthyer si një armë e rëndësishme e katalunasve. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.