LaLiga ka raportuar 17 incidente gjatë El Clásico-s mes Barcelonës dhe Real Madridit, të zhvilluar të dielën në Camp Nou.
Sipas gazetës AS, dhjetë incidente lidhen me tifozët e Barcelonës, ndërsa shtatë me ata të Real Madridit. Raporti i është dërguar Komitetit Disiplinor dhe Komisionit Kundër Dhunës.
Në fokus është edhe incidenti ndaj Eduardo Camavingas, i cili u godit me shtizën e një flamuri gjatë festimit të golit të Kylian Mbappés, që i dha Real Madridit fitoren 2-1.
LaLiga ka evidentuar gjithashtu hedhjen e shisheve, kanaçeve dhe çakmakëve, si dhe fyerje ndaj Camavingas, Real Madridit dhe tifozëve të tij.
Tashmë u takon organeve disiplinore të shqyrtojnë raportin dhe të vendosin për masat e mundshme ndaj incidenteve të regjistruara. /Zëri

