Barcelona do të jetë pa Xavi Espartin për disa javë, pasi mbrojtësi 19-vjeçar ka pësuar lëndim në kyçin e këmbës së djathtë gjatë El Clásicos ndaj Real Madridit.
Klubi konfirmoi se lojtari ka dëmtuar sindezmozën e kyçit, ndërsa mungesa e tij mund të zgjasë deri në shtatë javë.
Espart u lëndua në një duel me Aurélien Tchouaménin dhe u zëvendësua nga Alejandro Balde në pjesën e parë të ndeshjes së humbur 1-2.
Ky është një tjetër shqetësim për Hansi Flickun, pasi Barcelona tashmë ka të lënduar edhe Jules Koundén, Andreas Christensenin dhe Eric Garcían.
Nëse rikuperimi zgjat shtatë javë, Espart mund të rikthehet në mesin e dhjetorit, ndërsa në skenarin më të keq mund të mungojë deri në janar. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

