TË FUNDIT

    Kurti: Nuk është e vërtetë që Serbia e ka pranuar planin franko-gjerman

    January 27, 2023

    Hoti për Ligjin që e hartoi vetë akuzon Muratin, pse nuk i informoi me kohë qytetarët që do të rriten faturat

    January 27, 2023

    Deputeti i VV-së kundërshton propozimin e Muratit për 100 eurot

    January 27, 2023
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Lajçaku thotë se Asociacionin do ta formojë Kosova, prandaj s’duhet të kihet frikë se do të bëhet Republikë Serbe
    Lajme

    Lajçaku thotë se Asociacionin do ta formojë Kosova, prandaj s’duhet të kihet frikë se do të bëhet Republikë Serbe

    By Endrit HaliliJanuary 25, 2023
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email





    “Nëse kemi një person që thotë, nga i cili mund të presim të thotë se Republika Serbe është e mirë, është Milorad Dodiku, apo jo? Nuk mund të befasohemi nga kjo. Befasohem që njerëzit frikësohen nga diçka që, nën një nuk ekziston, dhe e dyta që ju vetë do ta formësoni, nuk do të imponohet”.

    Kështu u shpreh Miroslav Lajçak, në një intervistë ekskluzive në Rubikon të Klan Kosovës.

    Ai tha se Kosova ka rolin e barabartë në dialog si Serbia, dhe se janë partnerë të barabartë, “që i bie ajo çfarë do të jetë do të hartohet nga ju dhe dakordohet nga ju”.

    “Nuk do të shkruani diçka me të cilën nuk do të pajtoheni. Pika e dytë është se ka modele ekzistuese modele evropiane funksionale. Unë kam 15 analiza të mbrojtjes së pakicave në tryezën time në Bruksel. Disa prej këtyre modeleve ndoshta s’keni dëgjuar për to. Asnjë nga to nuk ka shkaktuar jofunksionalitet ku zbatohet ky model. Kosova e ka dërguar aplikacionin për KiE. KiE ka një kornizë të shkëlqyer ligjore për ta adresua këtë çështje. Mos u frikësoni nga diçka që ju do ta hartoni, kjo është çfarë dua të them. Po humbim shumë kohë, duke biseduar për diçka që nuk ekziston dhe për diçka që ju do të jeni bashkëautor. Sigurohuni se ka për sjellë transparencë, sundim të ligjit dhe qartësi”, deklaroi ai.

    “Filozofia ime është që kam qenë gjithmonë kundër krijimit të diçkaje që asnjëherë nuk është provuar diku tjetër më parë. Mendoj që bashkësia ndërkombëtare ka bërë këto gabime në të kaluarën në Ballkan, me daljen e sugjerimeve që nuk ishin testuar në vende tjera. Jo të gjitha kanë funksionuar mirë në Ballkan. Filozofia ime është ta afrojmë rajonin më shumë me BE-në. Të sigurohemi që çdo gjë që propozojmë bazohet në modelet ekzistuese dhe që funksionojnë mirë. Nuk është që marrim mekanikisht një model dhe e sjellim këtu. Shohim çfarë funksionon, eja të krijojmë një model që i përgjigjet më së miri kushteve të Kosovës, por duke u siguruar që funksionon në vendet tjera të BE-së dhe të mos frikësohemi nga diçka që funksionon në vendet tjera evropiane. Nuk do të flasë për modele, sepse menjëherë do të nxisë spekulime, por do të flas për filozofinë, dhe filozofia nënkupton modelet evropiane”, potencoi Miroslav Lajçaku në Rubikon me Adriatik Kelmendin.





    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Kurti: Nuk është e vërtetë që Serbia e ka pranuar planin franko-gjerman

    January 27, 2023

    Hoti për Ligjin që e hartoi vetë akuzon Muratin, pse nuk i informoi me kohë qytetarët që do të rriten faturat

    January 27, 2023

    Deputeti i VV-së kundërshton propozimin e Muratit për 100 eurot

    January 27, 2023

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    Kurti: Nuk është e vërtetë që Serbia e ka pranuar planin franko-gjerman

    By A.JJanuary 27, 20230

    Kryeministri Albin Kurti thotë se nuk është e vërtetë që Serbia e ka pranuar propozimin…

    Hoti për Ligjin që e hartoi vetë akuzon Muratin, pse nuk i informoi me kohë qytetarët që do të rriten faturat

    January 27, 2023

    Deputeti i VV-së kundërshton propozimin e Muratit për 100 eurot

    January 27, 2023

    Kurti flet për kërcënimin me sanksione ndaj Kosovës: Jemi paralajmëruar në mënyrë implicite…

    January 27, 2023

    TË TJERA

    Dogana zbulon një bunker në një barnatore në Prishtinë ku fshiheshin barnat e kontrabanduara

    January 27, 2023

    Zarf i Zi në BBVA, banorët i pret dënimi deri ditën e fundit të spektaklit

    January 27, 2023

    Shëndetësia në kolaps: Për tri javë, 13 mjekë lëshuan punën në QKUK

    January 27, 2023

    Kiara kërkon hapësirë, Luizi: Unë nëse largohem, nuk kthehem më

    January 26, 2023
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Kurti: Nuk është e vërtetë që Serbia e ka pranuar planin franko-gjerman

    January 27, 2023

    Hoti për Ligjin që e hartoi vetë akuzon Muratin, pse nuk i informoi me kohë qytetarët që do të rriten faturat

    January 27, 2023

    Deputeti i VV-së kundërshton propozimin e Muratit për 100 eurot

    January 27, 2023
    REKLAMË
    © 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.