Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Prishtina vetëm do të fitojë nga propozimi evropian.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se në këtë marrëveshje do të punojnë me hapa, duke filluar nga i pari e për të kaluar tek të tjerët.
“Me këtë propozim Kosova nuk humb asgjë dhe fiton shumë. Hapi një për mua është që të përqendrohemi në hapin e parë të marrëveshjes, nuk mund të kërkoni garancione për hapin pesë, pa e bërë hapin një”,ka thënë Lajçak.
Ai ka thënë se njëri prej hapave të parë do të jetë normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
“Hapi i parë është normalizimi i marrëdhënieve, sinjali pozitiv nga këtu e rajoni. E pastaj, hapat vijues do të jenë në anën e bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Lajçak.