KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Lady Gaga bëhet nënë – ajo sjell në jetë fëmijën e saj të parë me të fejuarin Michael Polansky

Lady Gaga bëhet nënë – ajo sjell në jetë fëmijën e saj të parë me të fejuarin Michael Polansky

Ylli i muzikës dhe aktrimit Lady Gaga dhe i fejuari i saj, biznesmeni Michael Polansky, janë bërë prindër të fëmijës së tyre të parë.

Këngëtarja u fotografua duke shëtitur, duke mbajtur në krahë një foshnjë të porsalindur. Lajmi për ardhjen në jetë të foshnjës së re bëri shpejt xhiron e mediave botërore dhe shkaktoi një mori reagimesh pozitive nga fansat në të gjithë botën. Mund të shihni fotot e Lady Gaga-s me foshnjën

Burime pranë çiftit thonë se prindërit e rinj ndihen shumë mirë dhe po i shijojnë në maksimum ditët e para të prindërimit.

Foto: Backgrid

Gjatë lidhjes, këngëtarja dhe i fejuari i saj kryesisht shmangën zbulimin e detajeve private. Edhe pse shfaqen së bashku në evente të rëndësishme, ata përpiqen ta mbrojnë jetën e tyre familjare nga kurioziteti publik.

Gaga dhe Polansky, të cilët janë në një lidhje që nga viti 2020 dhe u fejuan vitin e kaluar, nuk e kanë fshehur kurrë dëshirën e tyre për të zgjeruar familjen, dhe në intervistat e mëparshme këngëtarja shpesh ka theksuar se roli i nënës është një nga dëshirat e saj më të mëdha në jetë.

Edhe pse detajet rreth gjinisë dhe emrit të foshnjës nuk janë konfirmuar ende zyrtarisht, pritet që këngëtarja së shpejti t’u drejtohet vetë fansave nëpërmjet rrjeteve sociale. /Telegrafi/

Foto: Backgrid

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.