Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 4, Labinot Rexha, ka lënë të gjithë të befasuar pas publikimit të një videoje të re në rrjetet sociale.
Pas daljes nga spektakli, të cilën ai e konsideron të padrejtë, pasi sipas tij mori më shumë vota pro se kundër për të qëndruar në shtëpi, Rexha ka publikuar një material që pretendon të zbulojë një nga “aferat” e spektaklit.
Në video, e cila duket se është filmuar pa dijeninë e produksionit, shihet ish-banorja Bia Khalifa duke mbajtur në duar një telefon që i është gjetur ish-banores tjetër, Alba Pollozhani.
“Ja një provë që më ka ngjallur pikëpyetje: telefoni i Alba Polozhani u gjet brenda shtëpisë, pas daljes së Bia Kalifa. Në këtë material shihet momenti kur i kërkohet nga Olsa Muhamedi që të mos tregojë askujt. Kjo është jashtë ligjit të licencës së Bigut të Holandës, me këtë preken parime të Bigut ku në Big nuk duhet të ketë informacione nga jashtë dhe, posaçërisht, të kemi telefon brenda. Ky telefon është sigurisht i dhënë Albes nga produksioni!”, ka shkruar Rexha në përshkrimin e videos.
Mbetet të shihet nëse do të ketë një reagim zyrtar nga produksioni lidhur me këtë denoncim të ish-banorit. /Telegrafi/