KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Ky është burri im”, Taylor Swift tregon unazën teksa Travis Kelce shënon për Chiefs

“Ky është burri im”, Taylor Swift tregon unazën teksa Travis Kelce shënon për Chiefs

Taylor Swift u shfaq e emocionuar në tribunat e stadiumit Arrowhead, teksa festoi touchdown-in e bashkëshortit të saj, Travis Kelce, në ndeshjen e Kansas City Chiefs kundër Indianapolis Colts.

Këngëtarja ishte në stadium së bashku me prindërit e saj, Scott dhe Andrea Swift, si dhe me vjehrrën Donna Kelce.

Në momentin kur Kelce shënoi, kamerat fokusuan Swift duke festuar dhe duke treguar me gisht unazën e saj të martesës, e cila sipas raportimeve vlen rreth 1 milion dollarë. Ajo dëgjohet duke thënë me entuziazëm: “Ky është burri im”, shkruan DailyMail.

Kelce pati një paraqitje të mirë në fitoren 33-30 të Chiefs ndaj Colts në kohën shtesë. Ai regjistroi nëntë kapje për 101 jardë dhe një touchdown, duke ndihmuar ekipin e tij të siguronte fitoren.

Swift kishte zgjedhur të ishte në stadium në vend që të merrte pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Emmy.

Një natë më parë, ajo dhe Kelce kishin marrë pjesë në festën e ditëlindjes së 31-të të Patrick Mahomes në restorantin e tij 1587 Prime.

Ndërkohë, Kelce është përmendur së fundmi si një nga viktimat e një skeme Ponzi prej më shumë se 35 milionë dollarësh (afërsisht 30.5 milionë euro).

Sipas autoriteteve, ai nuk akuzohet për asnjë shkelje dhe konsiderohet viktimë e mashtrimit, ndërsa ende nuk është bërë e ditur shuma që ka humbur. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.