Shpesh thuhet se kuzhina është zemra e shtëpisë. Është vendi ku përgatiten ushqimet, zbulohen receta të reja dhe ndahen momente të veçanta, por edhe hapësira ku zhvillohen bisedat më të rëndësishme të përditshmërisë.
Për Miele, kuzhina ideale është e gjitha kjo dhe shumë më tepër: një hapësirë e pajisur me teknologji moderne, cilësore dhe jetëgjatë, e krijuar për t’iu përgjigjur çdo nevoje të familjes, edhe kur bëhet fjalë për kërkesat më specifike të gatimit.
Me gjeneratën e re të pianurave me induksion KM8000, Miele sjell inovacionin në kuzhinën tuaj, duke ndërthurur funksionalitetin me estetikën në një pajisje që ju mundëson të ndiheni si kuzhinierë profesionistë në kuzhinën tuaj.Inovacion që ndryshon mënyrën e gatimit
E krijuar për të ofruar më shumë liri dhe kontroll gjatë përgatitjes së ushqimit, KM8000 sjell një sërë përmirësimesh krahasuar me gjeneratën e mëparshme, duke e bërë gatimin më të lehtë dhe më praktik. Në vend të zonave fikse të gatimit dhe vatrave të veçanta, kjo pianurë ofron një sipërfaqe të plotë me induksion, ku mund të vendosen lirisht deri në gjashtë tenxhere dhe tigane, pavarësisht pozicionit të tyre.
Nuk keni më nevojë të shqetësoheni nëse tenxherja është vendosur saktësisht mbi zonën e gatimit apo nëse tigani po nxehet në vatrën e gabuar, të cilën keni harruar ta aktivizoni. Me pianurën inovative KM 8000 të Miele, e gjithë sipërfaqja është në dispozicionin tuaj, duke ju ofruar më shumë liri dhe kontroll gjatë gatimit.
Gatim më i lehtë dhe pa brenga me M Sense
Pianura KM 8000 vjen me teknologjinë M Sense Ready. Çfarë do të thotë kjo? M Sense është seria inovative e enëve inteligjente të gatimit nga Miele, sensorët e të cilave komunikojnë me pianurën me induksion dhe rregullojnë automatikisht temperaturën dhe fuqinë e gatimit sipas nevojës.

Këto enë funksionojnë si pjesë e sistemit të KM 8000 dhe kontrollohen lehtësisht përmes funksioneve të sistemit DirectTouch, të integruar në vetë enën e gatimit. Qasja e Miele është e qartë: më pak rrezik që ushqimi të digjet apo që lëngjet të derdhen nga tenxherja.
Dizajn që përshtatet në mënyrë të përkryer me shtëpinë tuaj
Përveç funksionalitetit, një element i rëndësishëm gjatë zgjedhjes së pajisjeve të kuzhinës është edhe dizajni, i cili duhet të harmonizohet me enterierin e shtëpisë.
Për këtë arsye, Miele e ka projektuar KM 8000 duke u frymëzuar nga trendet bashkëkohore të dizajnit dhe duke i kushtuar vëmendje të veçantë krijimit të një pamjeje universale, që jo vetëm përshtatet natyrshëm në kuzhinë, por edhe e pasuron estetikën e saj.
Kur aktivizohet KM 8000, shfaqet një vijë ndriçimi që krijon një efekt elegant vizual, duke ndërthurur funksionalitetin me estetikën. Sipërfaqja e sipërme me përfundim të zi mat i jep pajisjes një pamje moderne dhe të rafinuar, ndërsa është rezistente ndaj gërvishtjeve dhe nuk i bën të dukshme gjurmët e gishtërinjve.
E prodhuar nga materiale të forta dhe të qëndrueshme, kjo pianurë është projektuar për përdorim afatgjatë, duke pasqyruar filozofinë e Miele për pajisje që ndërthurin cilësinë, inovacionin dhe dizajnin e përpunuar.Sepse kuzhina moderne nuk është thjesht një hapësirë për të gatuar. Është vendi ku teknologjia e lehtëson përditshmërinë, dizajni krijon harmoni dhe çdo detaj kontribuon në një përvojë më të mirë gatimi.

