KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kuvendi miraton Ligjin për prodhim organik bujqësor

Kuvendi miraton Ligjin për prodhim organik bujqësor

Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka njoftuar se Parlamenti ka miratuar sot Ligjin për prodhim organik bujqësor, duke e cilësuar këtë si një lajm shumë të rëndësishëm për zhvillimin e bujqësisë dhe për prodhuesit vendorë.

Sipas tij, ky ligj shënon një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të sektorit bujqësor dhe përafrimit me standardet evropiane.

Hoxha theksoi se ligji krijon një kornizë moderne për zhvillimin e prodhimit organik, duke forcuar kontrollin dhe transparencën në treg, si dhe duke ofruar mbështetje më të madhe për fermerët, veçanërisht për prodhuesit e vegjël dhe ekonomitë familjare.

“Me miratimin e këtij ligji hapen mundësi të reja për rritjen e cilësisë së produkteve vendore, forcimin e besimit të konsumatorëve dhe zgjerimin e potencialit për eksport në tregun evropian”, ka theksuar Hoxha.

Ai shtoi se ky hap përbën një zhvillim të rëndësishëm për sektorin e bujqësisë dhe për krijimin e kushteve më të mira për prodhuesit vendorë në vend.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.