Kuvendi i Kosovës do të mbajë të enjten, nga ora 10:00, seancë plenare, ku në rend të ditës janë disa çështje, përfshirë përzgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe formimin e komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
Sipas rendit të ditës, deputetët do të shqyrtojnë edhe propozimin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare, si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.
Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se në fillim të seancës parashihet miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe parashtrimi i pyetjeve parlamentare, transmeton Klankosova.tv.
Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme
Deklarimet jashtë rendit të ditës
Pyetjet parlamentare
Përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të BQK-së
Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së
Propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

