Kuvendi Komunal i Junikut ka njoftuar se ka miratuar buxhetin për vitin 2027, me 13 vota pro.
Miratimi është bërë në një mbledhje të jashtëzakonshme, të thirrur nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Leonard Llolluni, ku në rend dite ishte vetëm pika për buxhetin e vitit të ardhshëm.
Sipas Komunës, miratimi i buxhetit erdhi pas dakordimit mes shefave të grupeve politike dhe kryetarit të Komunës, Ruzhdi Shehu.
Shehu ka falënderuar asambleistët për bashkëpunimin, duke theksuar përkushtimin për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve pa dallim dhe për të realizuar investime sipas mundësive buxhetore.
“Do të vazhdojmë të punojmë në të mirë të qytetarëve të Junikut”, thuhet në njoftimin e Komunës. /Telegrafi/