KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kuvendi i RMV-së bënë homazhe për viktimat e Srebrenicës: “Ta kujtojmë që të mos ndodhë më kurrë”

Kuvendi i RMV-së bënë homazhe për viktimat e Srebrenicës: “Ta kujtojmë që të mos ndodhë më kurrë”

Srebrenica përfaqëson një vulë të përhershme dhe të errët në ndërgjegjen e të gjithë njerëzimit, tha Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në përkujtimin e sotëm të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës në Dhomën Legjislative.

“Atë mëngjes, mijëra jetë humbën dhe fati i mijëra të tjerëve ndryshoi përgjithmonë. Srebrenica mbeti në kujtesë si një nga krimet më të tmerrshme kundër njerëzimit, si dështimi më i madh i njerëzimit”, theksoi Gashi.

Kryetari i Kuvendit theksoi se përkujtimi i tragjedive të tilla nuk duhet të mbetet vetëm një ceremoni, por duhet të jetë një thirrje për reflektim, drejtësi dhe përgjegjësi morale.

“Obligimi ynë institucional dhe moral është të kujtojmë dhe t’u bëjmë homazh viktimave të Srebrenicës sepse kujtimi i tyre është një thirrje për të gjithë ne”, shtoi Gashi./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.