KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kuvendi dhe Qeveria e RMV-së nuk e pranuan peticionin e studentëve në gjuhën shqipe, e kërkuan në gjuhën maqedone

Kuvendi dhe Qeveria e RMV-së nuk e pranuan peticionin e studentëve në gjuhën shqipe, e kërkuan në gjuhën maqedone

Të shtunën u bë i ditur lajmi se 385 studentë shqiptarë të fakulteteve juridike në Maqedoninë e Veriut, kanë nënshkruar një peticion me një kërkesë të qartë dhe legjitime që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

Kërkesa e studentëve është dërguar tek Ministria e Drejtësisë, Inspektorati për Zbatimin e Gjuhëve, Kuvendi dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Mevlan Ademi, ish-kryertar i Parlamentit Studentor, në televizionin Alsat, deklaroi se Kuvendi dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk e pranuan peticionin në gjuhën shqipe, pasi kërkuan që i njejti të jetë në gjuhën maqedone.

“Tek Agjencioni, tek Inspektorati dhe tek Ministria e Drejtësisë mu lejua që ta dorëzojë në gjuhën shqipe, ndërsa në Kuvend dhe tek qeveria na u kërkua që të jetë në gjuhën maqedone. U revoltova dhe I pyeta se përsë nuk më lejohet ta dorëzojë në gjuhën shqipe, ata nuk më dhanë arsye por më thanë se pa maqedonisht nuk të japim vulë. Pastaj u detyrova ta përkthej dhe ta dorëzojë në gjuhën maqedone”, tha Ademi.

Ademi sqaroi se pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme ndër vite për këtë të drejtë, deri më sot kërkesa e studentëvë nuk është marrë parasysh, ndaj pret që këtë herë kjo kërkesë të konkretizohet.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.