KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Kushte të qëndrueshme dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të enjte

Kushte të qëndrueshme dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të enjte

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike me mot relativisht të qëndrueshëm.

Moti parashikohet i kthjellët. Prej orëve të mesditës shtim të vranësirave të cilat përgjatë relieveve malore kryesisht në lindje e juglindje hera-herës deri të dendura. Pas orëve të pasdites mot kryesisht i kthjellët.

Prej orëve të mesditës deri pasdite reshje të herëpashershme shiu me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore kryesisht në lindje e juglindje në mënyrë të izoluar reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike, ndërsa përgjatë Ultësirës Perëndimore reshje shiu të dobëta (përjashtuar vijën bregdetare).

Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me shpejtësi deri në 10 m/s.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë. /tch/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.